Me të mbaruar komunikimin me mediat, pas takimit me ambasadorin Lu, Fatmir Xhafa është ndalur në rrugë nga një grua, e cila me sa duket e ka vënë jo pak në siklet atë.
Nga sa mësohet, gruaja është “shqetësuar” për shëndetin e deputetit.
Gruaja: Një pyetje, jam nëna jote në moshë. Më habit një gjë: që kur bëheni deputet shëndosheni, bëheni kaq. Hallet e popullit ju shëndoshin? Apo ju dobësojnë?
Fatmir Xhafa: Frutat e stinës, kanë dalë frutat tani.
Gruaja: Por vetëm për juve veprojnë.