Besnik Hasi është kualifikuar me skuadrën e tij të Anderlehtit, duke mundur grekët e Olimpiakosit në ndeshjen e vlefshme për eliminatorët e 1/16 në Ligën e Europës.
Fillimisht, Olimpiakosi kishte humbur me rezultatin 1-0 ndaj belgëve të Hasit. Ndërsa në ndeshjen e kësaj të enjteje, grekët fituan në kohën e rregullt me rezultatin 1-0.
Kjo bëri që skuadrat të shkonin në kohën shtesë. Ekipi i Hasit reagoi mjaft mirë duke shënuar dy gola. Dopieta e Frank Acheampong në minutën e 103′ dhe 112′, çoi Anderlehtin në turin tjetër eliminator.
Rezultati pozitiv për trajnerin Hasi vjen pas disa kritikave ndaj tij për rezultatet e arritura në kampionat. Por kualifikimi për në turin tjetër të Europa Leagu duket se rrit besimin e drejtuesve të ekipit ndaj trajnerit shqiptar.