Bota

Video/ Sulmi me raketa në kullën televizive në Ukrainë, 5 të vdekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:50 - 01/03/22 |
Opi Nion

Shërbimet e urgjencës ukrainase thonë se pesë persona u vranë si pasojë  e sulmit rus në kullën televizive në Kiev.

Forcat ruse sulmuan pasditen e sotme kullën televizive në kryeqytetin ukrainas. Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko konfirmoi se kulla televizive e kryeqytetit u sulmua,  dhe është ndërprerë potencialisht sinjali i saj.

Pamjet e mëposhtëme tregojnë momentet e shpërthimit.

Ndërkohë vetëm, pak orë më parë Ministria ruse e Mbrojtjes ka paralajmëruar banorët e Kievit se do të godasë kryeqytetin ukrainas me sulme të “precizonit të lartë” dhe u bëri thirrje banorëve të largohen. /Opinion.al

 

Pas