Ndodh edhe kështu në Tiranë. Një qytetar është gjobitur nga Policia Bashkiake për një vendçadre që në fakt nuk i përket biznesit të tij. Por ajo që është edhe më shqetësuese dhe që është ndjekur nga gazetarët e emisionit investigativ Stop, është se kjo gjobë është vendosur pa paralajmërim por në mënyrë tinzare nga ana e policëve bashkiake. Ndiqni denoncimin që qytetari ka bërë në emisionin Stop mbi këtë rast flagrant të shkeljes së ligjit…