Raimond Cani është mësues në shkollën 9 – vjeçare të fshatit Sopoti, në Dibër. Ai duhet të ecë çdo ditë rreth 1 orë në këmbë për të shkuar në punë, pasi u transferua nga shkolla ku ishte, në një tjetër.
Problemi kryesor është fakti se zoti Cani është pjesërisht invalid, ai ecën me vështirësi, megjithatë, kërkesa e tij për t’u transferuar në një institucion arsimor më afër, ka rënë në vesh të shurdhët.
Është ky rasti i përcjellë mbëmjen e sotme, në pjesën e parë të emisionit investigativ “STOP”, në Televizionin Klan.
Gazetarja e emisionit udhëtoi drejt Dibrës për të parë nga afër rrugën që përshkon ky mësues.