Në emisionin e sotëm investigativ “STOP” është denoncuar masakra mjedisore që po i bëhet bimësisë së zonës ku po ndërtohet autostrada Tiranë – Elbasan.
Punimet për vazhdimin e kësaj autostrade kanë bërë që tonelata masive dheu të hidhen në anë të rrugës prej kompanisë “Aktor”, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore në zonën e pyllëzuar.