Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Stop/ Ky është gjykatësi që kërkoi favore seksuale në Gjykatën e Gjirokastrës

2016/10/27 at 8:39 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Emisioni investigativ “Stop” në TV Klan ka transmetuar mbrëmjen e sotme pamjet e një video-skandali, ku për herë të dytë, sistemi i drejtësisë tronditet seriozisht.

Pamjet flasin për një regjistrim audio të një kryetari gjykate, i cili kërkon favore seksuale nga një grua, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.

Bëhet fjalë për kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Guximtar Boci. Historia e ngjarjes nisi pas një procesi gjyqësor që një zonjë kishte me Gjykatën e Gjirokastrës. Zonja kishte një njohje të mëparshme nga i ati, për këtë arsye, ajo shkoi ta takojë. Sigurisht, gjykatësi i propozoi një zgjidhje, por të një natyre tjetër nga ajo ligjore. Thjesht i kërkoi një favor seksual në shkëmbim të zgjidhjes së problemit të saj.

Boci i tha zonjës se nëse ajo i plotëson këtë kusht, ai do t’ia zgjidhte problemin që e çonte në dyert e kësaj gjykate. Ndërsa, zonja i thotë unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Kurse gjykatësi ia kthen se ka gjithmonë njëherë të parë dhe të dytë.

Pamjet tregojnë edhe takimin mes gjykatësit dhe zonjës në një kafe në qytetin e Gjirokastrës, ku Guximtari pas një dialogu të shkurtër i thotë; po m’u afrove më afër do të puthë.

Kjo nuk është hera e parë që ky emision denoncon raste të abuzimeve në sistemin e drejtësisë.

Rreth një muaj më parë, “STOP” denoncoi mitmarrjen e një oficeri të Policisë Gjyqësore, në këmbim të lirimit të një llogarie bankare, ndërkohë që në video përmendej edhe emri i një prokurori.

Shiko videon:  

Qytetarja: Ti e ke fajin

Gjykatësi: Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon dhe ti nuk përgjigjeshe, do ta pimë një kafe

Qytetarja: Të vija për kafe, si të vija për kafe.

Qytetarja: Ti më kërkove të tjerat mua, si të vija.

Gjyqtari: Po ti, ato gjërat e tjera tek kafja jepen

Qytetarja: Në momentin që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të tjera gjëra

Ky është momenti kur qytetarja takon gjyqtaren dhe i thotë gjithë historinë, ku i tregon se e kishte të pamundur t’i plotësonte atë kusht që gjykatësi Boci i kërkonte. Ajo tregon se i thashë, bëj çfarë të duash. 

Ju sugjerojmë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
Kryesore

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

15 Maj, 2025 5:19 pm
Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
Kryesore

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

15 Maj, 2025 5:12 pm
Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!
Kryesore

Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!

15 Maj, 2025 5:05 pm
Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit
Politikë

Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit

15 Maj, 2025 4:50 pm
Para
“Mendova se do vdisnim”, shqiptarja rrëfen tmerrin e tërmeteve në Itali

“Mendova se do vdisnim”, shqiptarja rrëfen tmerrin e tërmeteve në Itali

Studentët votuan për rektorët/ Ata vizatuan një penis në fletë

Shtyhet afati i regjistrimit në universitet për maturantët, ja data e re

Video-Stop/ Momenti kur maniaku gjykatës kërkon të puthë zonjën

Video-Stop/ Momenti kur maniaku gjykatës kërkon të puthë zonjën

TE FUNDIT

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
15 Maj, 2025

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe ministri Pirro Vengu vizituan Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u...

Lexo më shumë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa është optimist për rrugëtimin jo vetëm të Shqipërisë drejt BE-së, por edhe të vendeve...

Lexo më shumë

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
15 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shkuar me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për...

Lexo më shumë

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
15 Maj, 2025

Pas përplasje fizike të ndodhur disa orë më parë në KZAZ-në 30 në Kashar, sekretari i përfshirë në ngjarje ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com