Frika nga vdekja është ngushtësisht e lidhur me frikën nga e panjohura; ne nuk e dimë me siguri se çfarë do të ndodhë me ne kur të ndahemi nga kjo botë.
Pikërisht kjo është dilema që ka ndezur debatin e sotëm në studion e Opinion mbi raportin e njeriut me vdekjen.
Në vazhdën e këtij debati, mjeku Leonard Solis I pyetur nga fevziu se çfarë raporti mund të mbajë një mjek, kur përballë tij ka një pacient që është në prag të vdekjes. Solis theksoi se asnjëherë një mjek nuk duhet t’i thotë pacientit se ti po vdes! Por, i thuhet se ka shpresë, ti do jetosh, do ja dalësh.
“Por ajo që vërej unë është se shoh disa familje shqiptare që gjejne një forcë brenda tyre për të përballuar një dhimbje të tillë, ka solidaritet mes tyre”, tha ai në Opinion.