Emisioni Investigativ “Fiks Fare” ka bërë publik rastin skandaloz të keqtrajtimit të një të moshuare në qendrën jopublike “Joshua Center” në Tiranë.
Gruaja e sëmurë, qëndron gjithë kohës e lidhur me litar, me justifikimin se është e sëmurë mendore dhe agressive.
Gazetarët e emisionit hynë në qendër dhe e gjetën gruan të lidhur pas karikes.
Gazetarët iu drejtuan Drejtorisë së Inspektimit të Stndarteve Shoqërore pranë Inspektoriatit Qëndror. Drejtorja e këtij institucioni tregon se kanë bërë inspektime të shumta në qendrat sociale dhe kur kanë evidentuar keqtrajtime kanë urdhëruar mbylljen e tyre.