Policia e Durrësit ka arrestuar Bashkim Haxhinë, personin e tretë që ndodhej në makinë me kunatin e Lul Berishës dhe Julian Meçen, të cilët u plagosen në një atentat disa ditë më parë në mbikalimin e Shkozetit.
Sipas policisë Bashkim Haxhia është shok me Plarent Dervishin dhe Julian Meçaj dhe ditën e atentatit ka qenë ky person që ka ndjekur me vrap autorët dhe ka qëlluar me armë në drejtim të tyre.
https://www.facebook.com/opinioni.al/videos/887646801594459/
Haxhia është vënë në pranga me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ai është ekstraduar disa vite më parë nga Italia, pasi në Shqipëri ishte dënuar me 20 vite burgim i akuzuar për vrasje, rrëmbime personi dhe grabitje.
Makina me të cilën ndodheshin tre shokët, është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy atentatorë./ Opinion.al