Ditën e djeshme banorët në Portëz të Patosit u tronditën nga shpërthimi i një pike gazi.
Nga ky shpërthim mbetën të dëmtuara disa banesa, ndërsa nuk u raportuar për persona të lënduar.
Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar pronarin i pikës së gazit ku ndodhi shpërthimi. Mësohet se në pranga ka rënë 62 vjeçari me i identifikuar me inicialet S. M., banues në Fier.
62-vjeçari akuzohet për Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e mbetur në tentativë.
“S.M., 62 vjeç, banues në Fier u arrestua u bë pasi në pikën e furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz, në pronësi të këtij shtetasi, ka rënë zjarr dhe si pasojë ka pasur shpërthim, ku janë dëmtuar banesa e godina përreth,”-raporton policia./ Opinion.al