Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Shembja e pallateve, si “mbrohet” Drejtori i Institutit të Ndërtimit

2019/11/28 at 10:46 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mentor Kikia: Shumë njerëz i vrau shteti, jo tërmeti. Ja një fajtor

Gazetarët e emisionit Opinion ishin këtë të enjte në disa zona të goditura më rëndë nga tërmeti. Gazetari Blendi Fevziu ishte në Durrës, në një prej zonave më të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.


Hotele e ndërtesa të shkatërruara thuajse tërësisht janë pasojat e lëkundjeve që i kushtuan jetën dhjetëra personave. Me një konstatim të thjeshtë dhe bazuar dëshmive të banorëve të zonës atje, gazetari thotë se pjesa më e madhe e këtyre hoteleve janë ndërtuar mbi rërë.

“Mjafton që të shihni që jeni vetëm pak hapa nga deti dhe çdo gjë është ndërtuar në rërë. Pra këto pallate të cilat në vitin 1999-2000 janë shembur të gjitha ndërtimet e Pandeli Majkos, janë rindërtuar pas viteve 2000, duke bërë ndërtime nga 5 deri në 9 kate krejtësisht në rërë. Pallati që po shihni ka goditje të mëdha në strukturën e ndërtimit, por njëkohësisht edhe në mënyrën sesi është ndërtuar. Ndërkohë në anën tjetër ndodhet një vilë krejtësisht e përmbysur. Vila Verde, e cila thuajse nuk ekziston më, pra kati i parë i cilës nuk ekziston më. Ndërkohë që hotel Ljubjana është krejtësisht i rrënuar. Pjesa më e madhe e këtyre pallateve janë ndërtuar në rërë, direkt në rërë”.

Gazetari Blendi Fevziu thotë më tej se mbetet e panjohur se kush ka dhënë leje për ndërtimin e këtyre ndërtesave dhe a janë bërë ato konform rregullave që kërkon ndërtimi.

Nga ana tjetër, gazetari Mentor Kikia në studion e emisionit Opinion, tha se shumë njerëz i vrau shteti, jo tërmeti. Akuza të forta hodhi dhe në drejtim të Agron Hysenlliu, Drejtori i Institutit të Ndërtimit.

“Ky zotëria (i drejtohet Agron Hysenlliut) këtu ka thënë se ndërtimet tona janë të sigurta, u koaliduan dhe nuk kanë probleme, ndërkohë pallatet e plazhit ishin të gjitha të çara. Ky e ka thënë e kemi të filmuar. Inspektorët e shtetit për të mos ngarkuar barrën financiare me dëmshpërblime mbyllën sytë para shumë dëmtimeve dhe treçerekun nuk i dokumentuan fare, sot ato u shembën. Nëse do ishin vënë shiritat e atyre banesave dhe shteti nuk do i kishte lënë njerëzit të ishin futur me dhunë, se prandaj është shteti, nuk do kishin vdekur ata banorë atje”, tha Mentor Kika.

Ndërkohë Drejtori i Institutit të Ndërtimit u mundua të shfajësonte veten, ndërsa në shumë deklarata publike ka thënë se banesat janë të sigurta pas tërmetit të 21 shtatorit.

Agron Hysenlliu: Më takon të shpjegoj nga ana teknike, jo politike se çfarë po ndodh në Shqipëri përsa i përket tërmetit të 26 nëntorit. Në tërmetin e parë ne kemi evidentuar dhe kemi vajtur në terren dhe ai ka pasur një fuqi 5.8. Në tërmetin e parë nga akt-konstatim dhe jo akt-ekspertim duhet ta ndajmë këtë gjë. Në akt-konstatim shkohet verifikohen strukturat, janë në gjendje s’janë në gjendje, kanë thithu kapacitetin e magnitudës së tërmetit dhe kanë pësuar dëme apo jo. Në akt-ekspertim që kemi vajtur, unë nuk kamë qenë në atë kohë në zonën e Durrësit sepse kanë qenë të tjerë njerëz që janë marrë. Kam qenë në zonën e Tiranës, të gjitha objektet që ne kemi vajtur kemi konstatuar strukturat e tyre nuk kanë pasur probleme. Në kur projektojmë, projektojmë si pas një harte sizmike të caktuar nga kushtet teknike që ndodhen në Shqipëri. Këto kushtet teknike janë të vitit ’78, në ndikimin që mund të ndodh në një objekt të projektuar, risku sizmik që është marrë me këto harta sizmike për zona të caktuar është e përcaktuar në këtë hartë. Në Shqipëri ka një ligj për ndërtimet, që një ndërtues do të zhvilloj pronën e tij thërret në cilësinë disa projektues që janë inxhinier të kualifikuar, që mund të jetë kompani apo individ të veçantë dhe këta mbi bazën e kushteve teknike që ndodhen në Shqipëri përpilojnë projektin përkatës. Projekti përkatës përpilohet në kushte të tilla që merret për bazë, toka, lartësia e objektit, intensiteti, zhvendosja e tokës në rast tërmeti, teknologjia që do përdorësh për ndërtimin e këtij objekti. Dhe në këtë mënyrë hartohet projekti përkatës. Këtij projekti i bëhet një kontroll që quhet oponenca teknike për projektimin, që është kryer nga Instituti i Ndërtimit dhe nga Fakulteti i Ndërtimit dhe njerëz të tjerë para vitit 2013. Oponenca teknike nuk është recenë. Recena je bashkë autorë me projektuesin dhe kontrollon projektuesin. Oponenca teknike shikon vetëm kushtet teknike. / Opinion.al



Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Shkatërrimet nga tërmeti, “kryqëzohet” drejtori i Institutit të Ndërtimit

Shkatërrimet nga tërmeti, “kryqëzohet” drejtori i Institutit të Ndërtimit

Profesori: Ja zonat më të rrezikuara nga tërmeti

Profesori: Ja zonat më të rrezikuara nga tërmeti

“Mirëkuptoj Bashën”, Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Laç

"Mirëkuptoj Bashën", Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Laç
















TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com