Gazetari Saimir Kodra ka deklaruar gjatë emisionit Stop se ai kryer një analizë, nga e cila ka rezultuar prani e antikorpeve të koronavirusit në trupin e tij.
Kjo tregon se gazetari ka patur kontakt me sëmundjen dhe e ka kaluar atë.
“Për t’ju zbuluar një sekret, në analizat që bëra të anti-korpeve, jam një person që e kam kaluar Covid-in. Pra e gjithë kjo situatë karantine që rrimë mbyllur është për të transmetuar të gjithën. Që në janar e kam kaluar”, u shpreh Kodra në studio./Opinion.al