Teksa Moska vijon bombardimet, duket se gjetja e rrugës diplomatike për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës është e vështirë.
Por, një rast sa i rëndë dhe qesharak ka ndodhur në qytetin rus të Belgorod. Një avion rus i cili ishte nisur për të sulmuar qytetet ukrainase ka bombarduar gabimisht qytetin e vendit të tij, Belgorod, i cili ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën.
Për shkak të shpërthimit të fuqishëm janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Ky lajm është konfirmuar nga ministria ruse e mbrojtjes për agjencinë shtetërore të lajmeve Tass.
Ministria ruse e mbrojtjes nuk specifikoi se çfarë lloj rakete ishte lëshuar, por e identifikoi avionin si Sukhoi Su-34 – një bombardues supersonik me rreze të mesme./ Opinion.al