Është hera e parë që në Kongresin Amerikan zhvillohet një dëshmi me pjesëmarrje të gjerë për të kërkuar drejtësi për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë, me theks të veçantë tek viktimat e përdhunimeve.
Vasfije Krasniqi-Goodman, viktimë e përdhunimit gjatë luftës, tregoi me tone emocionale hollësitë e dhimbshme të dhunimit të saj në duart e forcave serbe kur ishte 16 vjeç.
Ajo tha se edhe pse sot jeton në Teksas me dy fëmijët e saj, ajo nuk do të gjejë kurrë paqe pa u vendosur drejtësia./ Burimi: VOA
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/1325916584212731/