Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur në Zërin e Amerikës edhe për afrimin e përfolur në media, mes tij dhe Lulzim Bashës.
Sipas Metës, Basha tregoi se është politikan që e mban fjalën, kur i tha se “në rast se rekomandimi nr. 88 do të plotësohej, PD do të mbështeste miratimin”.
Për Metën, opozita kishte të drejtë kur kërkoi plotësimin e rekomandimit nr.88 të opinionit final të Venecias.
“Është e vëtetë se për Bashën kam thënë që ai gënjen, por më duhet ta them se fjalën që Lulzim Basha më ka dhënë se në rast se 88-ta do të plotësohej, PD do të mbështeste miratimin, ai e ka mbajtur.Uroj të vzhdojë të mbajë këtë qëndrim që tregon lidership”-tha Meta