Nuk kanë qenë aspak të buta tonet e Kryeministrit Rama, teksa ka folur për sulmin me vezë ndaj tij, sot në kuvend. Ai nuk la pa ironizuar mes të tjerash edhe deputetin demokrat Gent Strazimiri, teksa iu referuar sulmit që ai pati nga deputetët Arben Ndoka dhe Armando Prenga në ambjentet e kuvendit.
“Deri dje hante shpulla dhe vuri kujën, ndërsa sot rreh gjoksin se qëllon me vezë”, pohoi Rama.