Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje nga Bypass i Vlorës.
Në një status në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se ky aks rrugor do të hapet përfundimisht në datën 9 korrik.
“MIRËMËNGJES nga Bypass i Vlorës që do të hapet përfundimisht më 9 korrik, ju uroj një të diel të qetë.”- shkruan Rama.
Bypass i Vlorës pritet të lehtësojë trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë./Opinion.al