Kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestën e opozitës një ditë më parë, ndërsa ka publikuar sot një foto të punonjësve të mirëmbajtjes duke pastruar shkallët e Kryeministrisë.
“Dje zhgarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit, nesër nis një javë e re punësh të mira”, shkruan Rama pa harruar të vendosë si kolonë zanore këngën për fëmijët “Macja le të lahet”.
Kujtojmë se nesër në orën 17:00 opozita do të jetë në protestë para parlamentit, pikërisht në orarin kur do të mbahet edhe seanca plenare./Opinion.al
DJE zhgarravinat e revolucionit?
SOT dushi i regjimit?
NESËR nis një javë e re punësh të mira? pic.twitter.com/34UxIEPjGt
— Edi Rama (@ediramaal) February 12, 2023