Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Rama e cilëson sadiste opozitën: Si mund të shtyhet një datë që nuk është vënë?

2018/06/27 at 6:31 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Rama e cilëson sadiste opozitën: Si mund të shtyhet një datë që nuk është vënë?

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me anëtarët e qeverisë ka reaguar pas vendimit të djeshëm në Luksemburg, që dhanë ministrat e jashtëm të vendeve europiane, për shtyrjen e negociatave me një vit.


Rama iu kundërvu opozitës dhe e akuzoi këtë të fundit për sulmet e djeshme, me pretendimin se negociatat u shtynë.

“E dhimbshme por fatkeqësisht e vërtetë, që teksa ne merrnim telefonatat e urimeve dhe mediat serioze europiane lajmëronin për hapjen e negociatave, opozita jonë sadiste dhe mediat e reshtuara pranë saj hidhnin gurët.

“U shty data, u shty data sepse Europa refuzoi narko-qeverinë”, çfarë vulgariteti, çfarë pabesie nga këta nipër të Esat Pashë Toptanit.

Po si mund të shtyhet një datë që ende nuk është vënë, si mund të vendosë BE një datë me një vend të zhytur në krim e korrupsion. Si mund të flitet kështu, kaq ligësisht dhe poshtërsisht, e si mund të trajtohen kaq brutalisht zgjedhësit e tu, si të ishin një kope pa din e iman.

Së bashku me Ditmirin, na është dashur të kryejmë një numër rekord komunikimesh me nivelet më të larta të shteteve anëtare. Kemi parë e dëgjuar gjëra që askush s’i mendon. Dhe nëse do të vijoja të shkruaja Kurbanin do të dilnin dy volume, “Moj Europë t’u bëfsha kurban” dhe “Moj Europë m’u bëfsh kurban”.

Të huajtë pyesnin po si ka mundësi që opozita juaj të paguajë media në vendet tona për të shpërfyryruar vendin tuaj, e duke mos lënë deputet pa kapur e për të ndërsyer kë të mundet në ato vende ku ka erëra anti-europiane. Si ka mundësi? Ja pra që ka mundësi se kjo është fryma e vetme e opozitës që në frymë ka Esat Pashën, Sali Efendiun dhe në fytyrë ka Babale Veliun”, tha Rama.

“Pas shumë muajsh përpjeke të përditshme, mes dallgëve të ngritura artificialisht nga opozita sadiste, që s’la vesh të huaj pa përmbytur mes dallgëve të Shqipërisë, Shqipëria mori datën zyrtare të çeljes së negociatave. Pas datës u çel drita jeshile për anëtarësim në BE. E dhimbshme por e vërtetë, qe teksa ne merrnim telefonata urimi, opozita jonë esadiste, dhe mediat e saj, hidhnin gurët e vulgaritetin të tyre për tu prishur shqiptarëve lodhjen e shumifishtë. U shty data, u shty data se Europa nuk pranoi narkoshtetin. Çfarë vulgariteti, çfarë poshtërisë. Si mund të shtyhet një datë që nuk është vënë? Si mund të flitet kështu kaq ligësisht dhe poshtërsisht për vendin tënd. Si mund të keqtrajtohen brutalisht zgjedhësit e tu si të ishin kope qorrash që duhen hedhur në lumë”, tha Rama.

 

Etiketa: data e hapjes se negociatavedrita jeshileopozita sadisterama


Ju sugjerojmë

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

28 Korrik, 2026 3:18 pm
Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
Aktualitet

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

28 Korrik, 2026 2:17 pm
Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

28 Korrik, 2026 12:56 pm
Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
Aktualitet

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

28 Korrik, 2026 12:40 pm
Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
Para
Zbulohet e dashura e 2Ton, publikojnë momente intime

Zbulohet e dashura e 2Ton, publikojnë momente intime

Mediat gjermane për eleminimin: Makth, nuk meritonin më shumë

Mediat gjermane për eleminimin: Makth, nuk meritonin më shumë

Ja kur do të zhvillohet takimi i shumëpritur mes Trump dhe Putin

Ja kur do të zhvillohet takimi i shumëpritur mes Trump dhe Putin
















TE FUNDIT

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
28 Korrik, 2026

Kontrolle dhe skuestrime janë kryer në Bashkinë e Tiranës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si...

Lexo më shumë

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
28 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
28 Korrik, 2026

Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën  për përjashtim me 60 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
28 Korrik, 2026

Linke të dyshimta përmes ËhatsApp që synojnë marrjen e llogarisë së këtij aplikacioni. Është ky njoftimi që vjen nga Polica...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}