Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Rama çel ekspozitën e tij në Athinë: Jam artisti më i mirë ndër kryeministra

2023/03/21 at 11:11 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/Rama çel ekspozitën e tij në Athinë: Jam artisti më i mirë ndër kryeministra

Kryeministri Edi Rama ka çelur mbrëmjen e djeshme ekspozitën e tij personale në Athinë. Në këtë ekspozitë teksa ka prezantuar punimet e tij artistike, Rama është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe nga djali i tij i vogël Zaho.

Të pranishëm kanë qenë edhe figurat e njohura të politikës greke si homologu grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryediplomati grek Nikos Dendias.

Gjatë fjalës së mbajtur në ekspozitë Rama ka thënë qe është artisti më i mirë ndër kryeministra dhe kryeminstri më i mirë ndër artista:

“Nuk është ekspozita ime e parë artistike, por është e para herë që vizitoj një vend si Kryeministër dhe në çantë nuk mbaj vetëm shënimet, por edhe artin tim. I jam thellësisht mirënjohës edhe Nikos, i cili pati rol kyç për ta bërë të mundur realizimin e gjithë kësaj, pasi vizitoi zyrën time dhe i lindi dëshira ta sillte këtu. Kështu, Niko më solli edhe mua bashkë me zyrën, sepse ajo që do të shihni sot është një variacion i asaj çfarë e përbën zyrën time: vizatimet mbi tryezë, skulpturat e mia, disa prej të cilave varen në zyrë dhe letra e murit që është kompozuar me vizatimet e mia.

Dua po ashtu të falënderoj Katerinën, e cila është treguar shumë e duruar, sepse është një kuratore tejet profesioniste dhe nuk ka punuar kurrë më parë me një Kryeministër. Meqë ra fjala, unë jam artisti më i mirë ndër kryeministra dhe padyshim kryeministri më i mirë ndër artistë. Katerina është mësuar të jetë ajo kryeministre sa herë merret me subjektet e saj, kështu që kjo ishte një përvojë ndryshe, sepse i duhej koha ime, unë kohë nuk kisha; i duhej vëmendja ime, po mendjen e kisha tjetërkund, pikërisht siç ndodh kur vizatoj, sepse kur vizatoj në zyrën time, vëmendja nuk është tek ajo çfarë bëj me duar, por i lë sytë të lëvizin bashkë me duart, ndërsa mendja është plotësisht e përqendruar te çështja që diskutohet me bashkëpunëtorët e mi ose te bashkëbisedimet telefonike ose teksa peshoj vendimet që duhen marrë kur jam vetëm.

E përjetoj vërtet me shumë përulësi që pritem në këtë pallat të mrekullueshëm që ka një histori të jashtëzakonshme dhe më lini të ndaj me ju diçka shumë personale. Dje, kur isha në makinë duke shkuar drejt Vuliamenit, m’u kujtua një taksi që kisha marrë një vajtje-ardhje për në Vuliameni dhe më pas në Sandro të Athinës, ato ditë të hershme të lirisë sonë, kur vendi i parë që vizitova si njeri i lirë, jo si sportist që përfaqësonte një vend që nuk ishte i lirë, por një vend si njeri i lirë, ishte Greqia dhe Korfuzi. Nga Korfuzi, ku më pritën disa kushërinj të nënës sime, fluturova për në Athinë, ku më pritën disa kushërinj të tim ati. Jeta është e pabesueshme. Kurrë nuk ma kishte marrë mendja se do të pritesha në këtë pallat, se do të vija me një makinë me autokolonë dhe se mikpritësi do të ishte një ministër i Jashtëm. Ç’të them?! Jam vërtet falënderues dhe mirënjohës.

Ajo çfarë do të shihni sonte, shpresoj të flasë vetë. Nuk dua të flas shumë për të. Nuk mendoj se arti ka nevojë për artistin ta përkthejë. Arti fletë vetë. Siç ka thënë edhe Edgar Degas, arti nuk është t’u tregosh njerëzve atë që sheh, por është t’u tregosh atë që nuk shohin, kështu që, çdokush është i lirë të shohë çfarëdo që dëshiron. Arti im është abstrakt, me disa kujtime aty-këtu dhe është mjaft demokratik, në kuptimin që i lejon gjithsecilit të mendojë e të shohë gjith’ çfarë dëshiron.

Me këtë rast, dua edhe t’ju them se kjo ekspozitë dhe shumë nga ajo çfarë bëj nuk do të kishte qenë e mundur pa një mik shumë të dashur e të ngushtë timin, i cili është këtu. Quhet Adi Dule. Është edhe ai vetë një artist. Ka një studio qeramike dhe është ai që vendos temperaturën e furrës, është ai që përgatit baltën e duhur për mua dhe materialet e përshtatshme për porcelanin; është ai që merret me shndërrimin e formave të mia në bronz dhe ai që, në fund, sigurohet që ajo që shihni të varet si duhet, në të kundërt do të ishte thyer.

Dua të falënderoj edhe një mike tjetër të shtrenjtë e të afërt, Albën, e cila është këtu gjithashtu. Ajo është bashkëshoqëruesja ime në transformimin e vizatimeve në letër muri, në kravata, në shalle dhe jam i sigurt që e ardhmja do ta sjellë të bëjmë edhe më shumë gjëra në këtë drejtim, sepse shpresoj se ka jetë edhe përtej politikës.

Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia, dua të falënderoj gjithsecilin prej jush që ndodhet këtu për praninë tuaj dhe uroj shumë që të mos pendoheni që keni ardhur e do të kaloni disa momente me ne dhe kur them “ne” ka shumë rëndësi. E dini, modestia nuk është pika ime më e fortë, por më duhet ta pranoj publikisht se nuk do të isha ky që jam pa dikë që kujdeset për mua, që më duron, që më ndihmon me durim të bëhem një njeri më i mirë. Ajo është Linda, gruaja ime, e cila e ka fituar deri më tani garën midis të dyve si artistë, sepse ka krijuar Zahon, që është një kryevepër, për të cilën jam i sigurt që edhe Fidia do të ishte xheloz për Lindën e jo më unë.

Faleminderit. Më duhet të rrëfej, përpara se të mbyll fjalën, se me kaq shumë fjalime sa kam mbajtur, në kaq shumë raste, kurrë, thuajse kurrë nuk jam ndjerë i emocionuar kaq thellë, por sonte jam thellësisht i emocionuar dhe kjo nuk është një fjalë prej politikani, por një rrëfim prej artisti”-tha Rama.

Ekspozita që mban emrin “Improvizimet” është inauguruar nga kryediplomati grek Dendias në “Zapion Megaro” në kryeqytetin grek./Opinion.al

 

 

 

Etiketa: edi ramaekspozitegreqi

Ju sugjerojmë

“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri
Aktualitet

“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri

6 Qershor, 2023 9:20 pm
Babalja/ Shtyhet gjyqi, Salianji: Kërkova përjashtimin e gjyqtares
Aktualitet

Arrestimi i Dakos, Salianji: Personazh i errët i politikës, SPAK të “godasë” sërish

6 Qershor, 2023 8:43 pm
“E planifikuar”, Hoxha për sulmin ndaj Berishës: Si doli aq shpejt kartela e autorit
Aktualitet

Urdhër-arresti për Dakon, Artan Hoxha: Di shumë gjëra për ata lart, nëse pendohet…

6 Qershor, 2023 8:26 pm
Dy mbledhje grupi të PD-së, ja deputetët e pranishëm te Berisha dhe te Gazment Bardhi
Aktualitet

Berisha: Urdhër-arresti i Dakos u firmos para 4 ditësh, Rama e bllokoi

6 Qershor, 2023 8:16 pm
Dako u hetua edhe për tenderin e një shëtitoreje, dëmi llogaritej në 18 milionë lekë
Aktualitet

Dako u hetua edhe për tenderin e një shëtitoreje, dëmi llogaritej në 18 milionë lekë

6 Qershor, 2023 8:05 pm
Ky është pallati që “fundosi” Vangjush Dakon, publikohet kallëzimi i banorëve
Aktualitet

Ky është pallati që “fundosi” Vangjush Dakon, publikohet kallëzimi i banorëve

6 Qershor, 2023 7:42 pm
Detajet nga hetimi për ish-zyrtarët e Bashkisë Durrës, zbardhen emrat e disa prej tyre
Aktualitet

Detajet nga hetimi për ish-zyrtarët e Bashkisë Durrës, zbardhen emrat e disa prej tyre

6 Qershor, 2023 7:00 pm
Paloka: Dy nënkryetarët patën guximin të thonë le të shkatërrohet PD
Aktualitet

Paloka për Dakon: Duhej të blinte zgjedhjet e fundit në Durres para se të ikte me pushime

6 Qershor, 2023 6:45 pm
Inceneratorët/ Tabaku pas dëshmisë në SPAK: Do kemi zhvillime, hetimet kanë avancuar
Aktualitet

Tabaku refuzon postin e kryetares së komanduar të PD! Ja çfarë propozon

6 Qershor, 2023 6:32 pm
Urdhër-arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, reagon kryeministri Rama
Aktualitet

Urdhër-arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, reagon kryeministri Rama

6 Qershor, 2023 6:25 pm
Para
Emrat/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, shefat e komisariateve që lëvizin

Lëvizje në Polici, ndërrohen shefat e komisariateve në disa qytete

Konsultime me Berishën për emrin e presidentit? Alibeaj: Vetëm me grupin e PD

Grupi i Alibeaj ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Raporti i DASH, Salianji-mazhorancës: E sterroi Shqipërinë, a nuk shqetësoheni?

Raporti i DASH, Salianji-mazhorancës: E sterroi Shqipërinë, a nuk shqetësoheni?












TE FUNDIT

“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri

“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri
6 Qershor, 2023

“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me viktimë një 24-vjeçare. Anisa Gjini, nënë e një djali 3-vjeçar...

Lexo më shumë

Arrestimi i Dakos, Salianji: Personazh i errët i politikës, SPAK të “godasë” sërish

Babalja/ Shtyhet gjyqi, Salianji: Kërkova përjashtimin e gjyqtares
6 Qershor, 2023

Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar pasi SPAK lëshoi urdhër-arresti ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Në një lidhje...

Lexo më shumë

Urdhër-arresti për Dakon, Artan Hoxha: Di shumë gjëra për ata lart, nëse pendohet…

“E planifikuar”, Hoxha për sulmin ndaj Berishës: Si doli aq shpejt kartela e autorit
6 Qershor, 2023

Gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha ka reaguar pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK për Vangjush Dakon. Në një...

Lexo më shumë

Berisha: Urdhër-arresti i Dakos u firmos para 4 ditësh, Rama e bllokoi

Dy mbledhje grupi të PD-së, ja deputetët e pranishëm te Berisha dhe te Gazment Bardhi
6 Qershor, 2023

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar pasi SPAK lëshoi urdhër-arresti ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Përmes një statusi në rrjetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com