Aktualitet

VIDEO/ Qytetari largohet me vrap për t’i shpëtuar gjobës, polici e ndjek


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:47 - 22/03/20 |
Al Do

E diela pritej të ishte dita e karantinimit të plotë të Shqipërisë por megjithatë nuk kanë munguar episodet ku qytetarë të ndryshëm nuk i janë bindur rregullave.

Një rast i tillë është regjistruar në zonën pranë Liqenit në Tiranë ku një qytetar shihet duke vrapuar për t’i shpëtuar një efektivi policie. Ky i fundit i është vënë nga mbrapa por kur e pa se nuk mund ta arrinte dot qytetarin e ka ndërprerë ndjekjen.

Gjobat e paralajmëruara nga kryeminsitri Rama për ata që shkelin rregullat janë mjatë të ashpra dhe mesa duket kjo ka bërë që qytetari të mos dorëzohet lehtë. Megjithatë shkelja e rregullave nga ana e tij në një situatë të tillë nuk është një veprim i përgjegjshëm.

Fundja policit i ike me vrap, po nga koronavirusi a ja mbath dot? /Opinion.al

Pas