Aktualitet

VIDEO/ Qytetarët në Tiranë në protestë për pagën e luftës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:49 - 01/05/20 |
Al Do

Që prej fillimit të krizës së koronavirusit, qeveria ka prezantuar dy paketa financiare me qëllim lehtësimin e pasojave ekonomike të bizeneseve dhe qytetarëve. Është thënë se shtresat më në nevojë kanë qenë në fokus të ndihmave pasi ata do të preken më shpejtë dhe më rëndë nga kriza.

Megjithatë situata e krijuar ditën e djeshme pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re në kryeqytet, ose ndryshe ‘pallati me Shigjeta’ tregon se ka një numër të madh njerëzish që nuk kanë përfituar pagën e luftës.

Pamjet tregojnë se komuniteti rom në këtë zonë ka ngritur zërin dhe kanë protestuar për mos marrjen e ndihmave. Ata janë grumbulluar në rrugët e lagjeve dhe nuk janë stepur nga prania e shtuar e forcave të policisë që janë përpjekur t’i shpërndajnë.

Në një kohë kur kërkohet me ngulm distancimi social për të parandaluar përhapjen e virusit, këta qytetarë e kanë injoruar këtë thirrje pasi janë duket se janë në një vështirësi pothuajse të njejtë më atë të të qenit të infektuar duke marrë parasysh se karantinimi ka ndërprerë plotësisht aktivitetin e tyre ekonomik prej 2 muajsh. /Opinion.al

Pas