Muskuj, rrobabanjo të kuq dhe të qeshura pafund, rikthehen në kinematografi me filmin e ri “Bayëatch”.
Ditën e enjte është publikuar edhe trajleri i parë, dhe gjithçka duket ashtu siç pritej.
Në të shfaqen Dwayne Johnson, aktori që u shpall mashkulli më seksi i këtij viti dhe edhe Zac Efron, i cili është shpallur si i tillë pak vite më parë, shkruan opinion.al.
Këto dy personazhe fillimisht kanë një konflikt me njëri-tjetrin, konflikt të cilin e shuajnë më pas për të shpëtuar plazhin.
Regjisori Seth Gordon për realizimin e filmit është bazuar në serialin që zgjati 11 sezoni duke filluar nga viti 1989.
Paraprakisht mendohet se filmi do të shfaqet në sallat e kinemave më 26 Maj të vitit tjetër./opinion.al