Ermal Muça oiceri i Policisë thotë se janë shoqeruar në polici 29 persona për ngjarjen e mbrëmshme, ndërsa lajmi i bujshëm është se është arrestuar edhe një person për prishje të vendit të ngjarjes. Sipas oficerit të policisë i arrestuari është një nga personat që ka qenë i ulur në tavolinën ku u ishte i ulur edhe Elton Çiça, i cili më pas u vra. Po sipas oficerit Muça: “Janë bërë disa veprime nga ana e këtij personi që kanë lëvizur gjëra në vendin e ngjarjes me dashje dhe kanë marrë bashkë me prokurorin një vendim për ta ndalur. Mund të jetë edhe vrasës me pagesë dhe jemi në rrugë goxha të drejtë”