Emisioni Stop ka ndjekur sot një shqetësim të madh të qytetarëve të Tiranës, shërbimin e munguar në spitale e poliklinika. Në pamje shihet qartë se sa shumë burra, gra, të moshuar e qytetarë qendrojnë me orë të tëra në radhë për një vizitë tek okulisti. Përgjegjësja e turnit edhe pse nuk pranoi të fliste drejtpërdrejt u kap nga gazetarja duke thënë se “jemi pak mjek ndaj ka radhë”. Sipas saj një mjeke është me leje lindje, një tjetër është në turn pasdite dhe ato dhjetëra qytetarë i përballon një mjek i vetëm. Kush duhet të përgjigjet për këtë situatë?