Aktualitet

Video pikante të momenteve të përplasjes së turmës me policinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:05 - 26/05/18 |
b.f

Protestuesit e opozitës mbajtën për disa minuta me radhë nën rrethim godinën e Ministrisë së Brendshme, ndërsa hodhën flakadanë dhe shashka drejt hyrjes së këtij institucioni.

Në atë rrethim, siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga Opinion.al, nuk munguan as tentativat e turmës së protestuesve për të çarë kordonin policor, që u përforcua më pas me një personel të forcave speciale RENEA.

Pavarësisht hedhjes së sendeve të forta dhe tentativave për të shtyrë kordonin e policisë, situata me vështirësi u mbajt nën kontroll.

Ishte vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, si dhe deputetët Ervin Salianji e Gent Strazimiri që u angazhuan maksimalisht për të qetësuar turmën dhe për të mos lejuar agravimin e situatës.

Pas