Segmenti dytësor rrugor Patos – Ballsh është i bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme rreth orës 23:30 për shkak të rrëzimit të një autoboti me solar.
Derdhja e solarit në rrugë ka bërë që të shkaktojë vështirësi në qarkullim. Forcat e policisë kanë ngritur postbllok për të ndaluar qarkullimin në këtë segment, ndërkohë që lëvizja e automjeteve të tjera po bëhet e kontrolluar nga uniformat blu.
Disa prej makinave kanë mbetur të bllokuara për orë të tëra.