Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë, në katin e katërt të pallatit, në apartamentin e marrë me qira nga shtetasja E.D.
Si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse për të fikur zjarrin.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarje.