Sport

Procedohen kryetari dhe anëtari i shoqatës së skuadrës së futbollit Erzeni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:29 - 20/01/22 |
Opi Nion

Kryetari i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni, Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, anëtar i kësaj shoqate janë proceduar penalisht me akuzën për shpërdorim detyre dhe kompetencash.

Përmes një njoftimi për mediat policia bën me dije se për këta shtetas është bërë kallëzim nga ana e Drejtorisë së shumë Sporteve në Bashkinë Shijak, dhe dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat, duke përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas