Erjona Dhëmbo, përfaqësuese e NDI në Shqipëri ka sqaruar edhe mënyrën se si janë shtruar pyetjet në këtë sondazh. Instrumenti është marrë nga Britania e Madhe. Janë pyetje standarde që aplikohen si në Britani ashtu edhe në Shqipëri. Pyetjet e tjera janë relevante. Shumica prej tyre mendojnë që nuk kanë asnjë lloj pushteti në vendimarrje. Në lidhje me pyetjen se sa të kënaqur janë me punën e qeverisë, përfaqësuesja e NDI, thotë se: “Këto janë pyetje standarde që i kemi përshtatur me aktualitetin në Shqipëri dhe i kemi pilotuar”