Partia Socialiste dhe Partia demokratike kane nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.
Ashtu siç ishte njoftuar fushata e PS nisi në orën 18:00 me Himnin Kombëtar kënduar live nga këngëtarja Vikena Kamenica.
Në sheshin “Skënderbej” kanë qenë të pranishëm vetëm kandidatët për deputetë, pa prani të militantëve apo simpatizantëve. Ndërkohë edhe Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht në orën 18:00 me mbërritjen e Kryetarit Basha fushatën e njoftuar më parë, për të nisur në orën 17:00. Basha është pritur nga simpatizantët mes thirrjeve “Rama ik”, ndërsa pas Himnit Kombëtar, e para që mbajti fjalën ishte shkrimtarja Flutura Açka./Opinion.al