Aktualitet

Basha kërkon ndihmën e shqiptarëve: Pa ju ëndrrat shndërrohen në pluhur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:07 - 25/03/21 |
Opi Nion

Në fjalën e tij në hapje të fushatës elektorale, kryetari I Partisë Demokratike ju drejtua qytetarëve shqiptarve duke u thënë se ka nevojë për ndihmën dhe forcën e tyre, me qëllim përmbushjen e misionit për ndryshim të Shqipërisë.

“Qytetarë kam nevojë për ndihmën tuaj. Sepse pa ju, ëndrrat më të bukura shndërrohen pluhur; pa ju qëllimet tona për ndryshimin që na pret mbeten thjesht ide dhe jo një udhëzues për një jetë me të mirë”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij në çelje të fushatës.

Më herët në fushatën e Partisë Demokratike e ka mbajtur fjalën edhe Floriana Garo, Andi Lila, Flutura Açka dhe Neritan Liçaj, teksa në sheshin “Nënë Tereza” ka një numër të lartë simpatizantësh.

Kujtojmë që më 25 prill shqiptarët votojnë për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, teksa sot është data zyrtare e çeljes së fushatës elektorale nga partitë politike për garën e 25 prilit./Opinion.al

Pas