Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është ndaluar nga Policia e Elbasanit ditën e sotme, pasi tentoi që të bllokonte eskortën e kryeministrit Edi Rama.
Partia Demokratike ka shpërndarë për mediat një video ku tregohet ndërhyrja e policisë ndaj ish-deputetit demokrat.
Selia blu e ka cilësuar këtë ndërhyrje si një sjellje “barbare”, ndërsa thekson se në këtë incident ka qenë protagonist nëndrejtori i Policës së Elbasanit, Berti Nushi.
Në momentin e incidentit Rama po kthehej nga një takim në fshatin Linas të Cërrikut, ku një grup qytetarësh përfshirë dhe ish-deputetin Luçiano Boçin, dolën të protestonin në rrugë./ Opinion.al E.Xh.