Emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes çështjen çame. Analisti Artur Zheji tha se kjo është një çështje e shtruar për zgjidhje, dhe koha e zgjidhjes së një padrejtësie historike, një manipulimi historik, një të pavërtetë të madhe që i është imponuar historisë së shqiptarëve dhe Ballkanit me anë të forcës, ka për t’u zgjidhur dhe ku, as me armë dhe as me propagandë por në Bruksel.