Gazetari Blendi Salaj, ka theksuar sonte në emisionin Opinion, se urdhëri i Trump për të ndaluar hyrjen e refugjatëve sirian në SHBA, është një vendim i gabuar.
Salaj deklaroi se këtë fenomen, e njohin mjaft mirë edhe shqiptarët, pasi u ka rënë të vizitojnë mjediset e Ambasadës Amerikane dhe janë të vetëdijshëm se çfarë heqin për të nxjerrë një vizë amerikane.
“Të gjithë shqiptarët e dinë se kanë hyrë ndonjëherë në Ambasadën Amerikane këtu, sa e vështirë është për të marrë një vizë, sa vjet mund të duhet të presësh për të parë një të afërmin tënd për të shkuar në Amerikë. Të marrë një vizë amerikane, sidomos me ato vende është një proces tepër i vështirë”.
Ai nënvizoi se ka njerëz që kanë luftuar në Irak, që janë nën kërcënimin e ISIS, pasi quhen bashkëpunëtor të amerikanëve, ata kanë rrezikuar jetën e tyre dhe u takon të shkojnë në SHBA me Green Card, të cilët kanë vendosur edhe familjen e tyre në rrezik.
Shiko videon: