Këngëtarja e njohur shqiptare Manjola Nallbani e ftuar në Opinion për temën e mbrëmjes rreth muzikës qytetare shqiptare, tha se dashuria e parë ka qenë muzika operistike, ndërsa muzika qytetare ka ardhur më vonë në jetën e saj.
E pyetur se cilat nga zonat e Shqipërisë, sipas saj, ka muzikën më të bukur, ajo hezitoi deri-diku, por zgjodhi muzikën qytetare shkodrane.
Ajo tha se muzika qytetare shkodrane, hera-herës, tingëllon si një romancë.