Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO OPINION/ Emision për Enver Hoxhën II

2018/11/28 at 7:59 PM
në Në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO OPINION/ Emision për Enver Hoxhën II

5 Marsi i vitit 1953 ishte data kur Stalini, diktatori i Bashkimit Sovjetik dhe një nga njerëzit që e kishte shndërruar atë në një perandori të pathyeshme, vdes në Moskë.


Ky do të ishte një moment paqartësie për pjesën më të madhe të lindjes komuniste. Enver Hoxha në atë kohë mori pjesë në homazhet që u zhvilluan në sheshin Skënderbej.

Ai u betua përpara statujës së tij për besnikëri dhe në të vërtetë askush nuk i ka qëndruar besnik atij më shumë se sa Enver Hoxha. Stalini u dënua jo vetëm nga Bashkimit Sovjetik, por nga e gjithë bota për krimet e tij monstruoze. Pas mitingut në sheshin Skënderbej, Enver Hoxha udhëtoi drejt Moskës për të marrë pjesë në varrimin e tij dhe për të takuar zëvendësuesit të tij të mundshëm.

Përmes emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu ka sjellë në vitin 2004, në një emision të ndarë në 3 pjesë, qeverisjen e Enver Hoxhës dhe prishjen me Bashkimin Sovjetik.

Po në vitin 1953, diktatori shqiptar takohet me Sekretarin e Parë të Bashkimit Sovjetik, Nikita Khrushchev, i cili do të ishte më pas zëvendësuesi i Stalinit.

Nga ky takim Hoxha tregon se nuk pati ndonjë mbresë të veçantë. Në Shtator të vitit 1953, Khrushchev arrin të eliminojë kundërshtarin e tij më të fuqishëm, Ministrin e Brendshëm. Që nga ky moment, Nikita Khrushchev u bë njeriu i gjithëpushtetshëm i Bashkimit Sovjetik.

Thirrjet “Përjetë të bashkuar” dhe “Përjetë me Bashkimin Sovjetik” duket se nuk do të zgjasnin shumë, raportet mes Enver Hoxhës dhe Nikita Khrushchev nuk ishin pozitive. Tensionet duket se filluan nga viti 1954 dhe u tensionuan edhe më shumë në 1955. Ishte pikërisht viti kur Khrushchev nuk do të vijonte me të njëjtën linjë si Stalini. Ai ishte i pari udhëheqës që vizitoi SHBA-në dhe pas vizitës u shpreh: Ne duam edhe 100 vjet të arrijmë Amerikën.

Në 1956, në Kongresin e 20-të, në një seancë me dyer të mbyllura Khrushchev mban raportin për krimet e Stalinit. Një raport që do të ndryshonte jo vetëm fatin e Bashkimit Sovjetik dhe Lindjes, por të gjithë botës. Pas këtij takimi, Enver Hoxha kritikon në Kongresin e 3-të në Shqipëri Stalinin, por nuk ishte i qetë, sepse Khrushchev nisi të zëvendësojë të gjithë liderët e Partive Komuniste. Situata u tensionua edhe në Shqipëri, kur në Konferencën e Tiranës, më 1956, një grup personash kërkojnë që diktatori të jepte llogari dhe për raportet me Koçi Xoxen. Por në Maj të 1959, Khrushchev vizitoi Shqipërinë dhe u duk sikur marrëdhënia ndryshoi, por në fakt krisjet u bënë edhe më evidente pas vizitës së Khrushchev. Shqipëria mori anën e Kinës pas mbledhjes në Bukuresht. Në Kongresin e 22-të, Khrushchev sulmon ashpër Shqipërinë, si vend që po shkëputej nga Bashkimi Sovjetik.

Fundi nuk kurseu shumë anëtarë të Byrosë Politike, një pjesë e të cilëve u dënuan pas viteve 70-të. Në atë kohë diktatori Hoxha ndodhej në vështirësi, për arsye se sovjetikën ndodheshin në bazën e Pashalimanit të Sazanit. Në këto momente, ai filloi të luante me diplomacinë dhe pati shkëmbim letrash me Perëndimin, për të krijuar një mbrojtje. Por këto tentativa nuk morën përgjigje dhe Shqipëria filloi marrëdhëniet me Kinën, duke përfituar ndihma prej saj. Miqësia midis Shqipërisë dhe Kinës, pavarësisht se dukej e çeliktë dhe perfekte nuk merrej seriozisht. Në vitin 1971, Enver Hoxha duket se lëkundet dhe duket se nuk e ka vendosur se cili do të ishte krahu që do të mbante. Ai filloi të fliste thuajse hapur, duke thënë se rinia duhej stimuluar dhe që brezi i ri që kishte dalë nga lufta duhej të merrte stafetën e revolucionit. Në atë kohë, rinia kishte filluar të dëgjonte muzikë të huaj, por ndodh çudia. Pas festivalit të 11-të filloi ndërshkimi i personave të cilët pretendohej se ishin përgjegjës. Piramida ishte mjaft e madhe. Filloi një seri dënimesh që nuk prekën vetëm kulturën, por edhe sektorët qeverisës.

Enver Hoxha u tregua shumë i ashpër me një nga njerëzit që e kishte dashur më shumë dhe që e kishte mbështetur shumë, Beqir Ballukun. Ai u dënua në një plenium të partisë dhe u izolua për 10 ditë dhe më pas u dënua me vdekje.

–Video e datës 12 Shkurt 2004 do të publikohet në ditët në vijim.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012

Etiketa: enver hoxhaopinionvideo


Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

13 Nëntor, 2025 12:11 am
Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
-U tha në Opinion

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

12 Nëntor, 2025 11:04 pm
Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë
-U tha në Opinion

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

11 Nëntor, 2025 10:52 pm
Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

11 Nëntor, 2025 10:38 pm
Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

11 Nëntor, 2025 10:31 pm
“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
-U tha në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

10 Nëntor, 2025 11:09 pm
Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
-U tha në Opinion

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

10 Nëntor, 2025 11:07 pm
“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
-U tha në Opinion

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

10 Nëntor, 2025 10:49 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Para
Grevë në Greqi, paralizohet trafiku në vend

Grevë në Greqi, paralizohet trafiku në vend

Instagrami në Kuq e Zi/ Ja si uruan festën personazhet e njohura shqiptare

Instagrami në Kuq e Zi/ Ja si uruan festën personazhet e njohura shqiptare

Protestuesi që gjuajti Ramën me këpucë, ndërtime pa leje dhe në Sarandë

Protestuesi që gjuajti Ramën me këpucë, ndërtime pa leje dhe në Sarandë
















TE FUNDIT

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni
13 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologia italiane, Giorgia Meloni në Vilën Doria Pamphili në Romë, në kuadër të mbledhjes së...

Lexo më shumë

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…
13 Nëntor, 2025

Kryeyari i PD, Sali Berisha deklaroi se do të paraqitet nesër në SPAK, si person në dijeni për dosjen e...

Lexo më shumë

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve
13 Nëntor, 2025

Agim Ismaili, ish-drejtori i burgjeve është marrë nën hetim nga SPAK. Ish-kreu i burgjeve u thirr për herë të dytë...

Lexo më shumë

Deputetet e opozitës kërkesë Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
13 Nëntor, 2025

Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com