Çështja çame është vendosur në fokusin e këtyre ditëve jo vetëm në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare, por edhe në ato ato greke. Tezat pro dhe kundër janë përcjellur me forcë nga të dy anët, duke i hedhur akoma edhe më shumë benzinë zjarrit. Pikërisht për këtë arsye, për të kuptuar më qartë kontradiktat mes palëve, emisioni Opinion në TV Klan, ka risjellë edhe njëherë debatin për çështjen çame.
Një nga të ftuarit në lidhje me temën ne fjalë, gazetari Panajot Barka, theksoi se fronti italo-grek në Tepelenë, pasi gjermanët morën Athinën, pra u futën në Greqi, italianët u kthyen. Kur u kthyen në Çamëri, ndodhi një spastrim i grekëve nga zona dhe këtë e bënë itlianët bashkë me shqiptarët.
Sipas tij, kjo ndodhi me arsyen se edhe lufta italo-greke, u shpall me pretekstin e Shqipërisë së madhe.