Forcat zjarrfikëse kanë mundur të futen në shtëpinë e djegur në Berat duke nxjerrë trupin pa jetë të Jovan Vangjelit, i cili humbi jetën pas zjarri të rënë pak pas mesnatës së djeshme në Berat.
Në pamjet e Abc news shfaqen pamje nga operacioni, ndërsa vijon puna për gjetjen e dy trupave të tjerë që dyshohet se kanë qenë në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit.
Vëllai i viktimës në një deklaratë për mediat tha se nuk kanë ende dijeni se si mund të jetë shkaktuar zjarri në banesë, ndërsa theksoi se në banesë dyshojnë se kanë qenë tre persona Jovani, Mateo dhe një shoku i Mateos.
“Jemi njoftuar se zjarri ka rënë pak pas mesnate. Këtu e kemi gjetur vetëm flakë. Na thanë që brenda në banesës kanë qenë tre veta, Jovani, Mateo dhe një shoku i Mateos. Kishin një rezistencë që gatuanin. Dyshoj që mund të jetë shkaktuar nga ajo rezistenca”, shprehet ai.