Këngëtari Noizy i ka kërkuar medias që të mos e ekzagjerojë me lajmet rreth incidentit të tij me këngëtarin Cozman.
Ai ka ndërhyrë në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Opinion” ku ka folur edhe njëherë për sherrin ku u përshi me Babastars në Prishtinë 1 javë më parë.
Noizy u shpreh i revoltuar me mediat se si e kanë trajtuar përleshjen mes tij dhe Cozman.
Reperi tha se gazetarët shqiptarë me pak Lekë shkruajnë edhe lajme të ekzagjeruara. Sipas tij, me 50 Euro ai mundet ta bëjë një gazetar të këndojë.
“Me 50 euro e bën gazetarin sot me këndu”, u shpreh reperi Noizy.