Bota

VIDEO/Nga krahët e nënës tek ushtari,zbulohet fati i fëmijës në Afganistan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:49 - 20/08/21 |
Opi Nion

Zëdhënësi i Marinsave amerikan, në një deklaratë për mediat, ka konfirmuar vërtetësinë e videos që ka bërë xhiron e rrjetit.

Në video, shihet një vajzë e vogël që kalon nga krahët e familjarëve të saj në duart e ushtarëve amerikanë të vendosur teksa e gjithë ngjarja zhvillohet në aeroportin e Kabulit.

“Mund të konfirmoj se anëtari i shërbimit me uniformë i paraqitur në video është një marins me Njësinë e 24, të Ekspeditës Detare,” tha major Jim Stenger.

“Fëmija që shihet në video u dërgua në një strukturë mjekimi në vend dhe u kujdes nga profesionistët mjekësorë.”

Marinsat postuan gjithashtu një foto në Twitter, në të cilën shfaqej një ushtar duke qetësuar një foshnjë që më vonë u ribashkua me babanë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore./Opinion.al

Pas