E veja e diktatorit të Shqipërisë Enver Hoxha deklaron në një intervistë për Vizion Plus se asaj dhe bashkëshortit të saj, nuk u dilnin paratë që merrnin nga rroga mujore.
Kjo sepse Enver Hoxha, u detyrua sipas saj, të caktonte një rrogë të ulët për veten dhe për të , prej një doktrine të caktuar nga Lenini.
Në fillim, tregon Nexhmija, Enveri merrte 36 mijë lekë, ndërsa ajo 22 mijë.
Më pas Hoxha i uli rrogat në 16 mijë lekë të tijën dhe 11 mijë të sajën.
Nexhmije Hoxha pohon nga emisioni “Dritare” i Rudina Xhungës se “ka jetuar që të heqë baltën që hodhën mbi Enverin”.
https://www.youtube.com/watch?v=xDWvLG3TUEI&feature=youtu.be