Tema e bisedës së mbrëmjes në Opinion është seksi online, një temë e cila merr spunto pas lajmit ku në Tiranë disa kohë më parë u kap një studio e cila konsumonte thirrje telefonike të nxehta, ku vajzat shfrytëzoheshin kundrejt një pagesës për të bërë seks online. Sipas neuropsikiatrit Neli Demi, ky është një fenomen shumë i përhapur në botë
“Nga të dhënat e fundit që kam lexuar klientët më të shumtë janë të huaj nga vende që kanë një lloj ndrydhje. Pakistani është një nga vendet me shfrytëzimin më të madh të materialeve online të materiale pronografike. Nga se vjen? Unë mendoj që ka disa nivele. Seksualiteti është dicka ku projektohen shumë privime. Nevojën për tu konfirmuar, për të ndjerë intimite, për të ndjerë pushtet. Është një terren ku projektohen shumë nevoja të individit.