Eneda Tarifa është një prej këngëtareve më të komentuara të skenës. Ajo ka treguar disa herë në intervista se është mjaft e lumtur me jetën e saj private.
Këngëtarja prej vitesh jeton në Tiranë me bashkëshortin, dhe me vajzën e tyre të vogël, Arian.
Mesa duket kjo e fundit e pëlqen shumë letërsinë dhe artin, njëlloj si e ëma.
Eneda ka publikuar një video në llogarinë zyrtare në Instagram, përmes së cilës ka shfaqur Arian teksa reciton një poezi për nderë të ditës së flamurit.
Nga pamjet e publikuara, Aria duket se që tani ka shfaqur dëshirën për tu bërë artiste.