Teksa është në kërkim nga autoritetet e Kosovës, udhëheqësi i grupit të armatosur serb, Milan Radoiçiç është shfaqur duke festuar ditëlindjen në Kopaonik të Serbisë.
Politikani serb Nemanja Sharoviç ka publikuar në rrjete sociale një video në të cilën shihet teksa festojnë ditëlindjen e 46-të Milan Radoiçiqit në Kopaonik.
Në video shihet një pankartë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen komandant” ku dhe më pas ka pasur një shfaqje fishekzjarresh.
Para pankartës shihet një burrë, i cili ishte filmuar nga pas dhe që ngjan në Milan Radoiçiç.
Kujtojmë se autoritetet e Kosovës janë në kërkim të tij për shkak të kryerjes së sulmit të armatosur në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë një polic i autoriteteve të Kosovës dhe tre serbë./Opinion.al
Милан Радоичић је јуче на Копаонику, уз ватромет и транспарент “СРЕЋАН РОЂЕНДАН КОМАНДАНТЕ!!!” прославио 46. рођендан.
Шта ли му је @avucic поклонио? pic.twitter.com/iZUEqfWX4i
— Немања Шаровић (@NemanjaSarovic) February 22, 2024