Ka përfunduar në barazim 1-1 takimi mes Marsejës dhe Nantes në Ligue 1. Kapiteni shqiptar, Lorik Cana ka pasur përballë të kaluarën e tij të lavdishme, por nuk ka mundur dot ta shijojë dot fizikisht këtë përballje.
Futbollisti shqiptar nuk është preferuar si titullar në këtë sfidë dhe së bashku me Lenjanin e kanë nisur nga stoli. Ky i fundit është aktivizuar në pjesën e dytë.
Sa i përket takimit, miqtë kalojnë të parët në avantazh falë një autogoli të Koulou, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në epersi, por në pjesën e dytë Marseja barazon rezultatin me Thauvin, duke vulosur fatin e kësaj sfide në shifrat 1-1.
http://www.dailymotion.com/video/x46o8mm_nicolas-n-koulou-own-goal-hd-olympique-marseille-0-1-nantes-24-04-2016_sport