Drejtori i pezulluar i Policisë së Shtetit ishte për fatin e tij të keq para kamerave në një aktivitet publik kur mësoi lajmin se është pezulluar nga detyra me kërkesë të prokurorisë dhe me vendim gjykate. Ai po merrte pjesë në panairin e policisë në Sheshin Nënë Tereza kur i bie telefoni dhe e njoftojnë se tashmë në media po jepet lajmi për shkarkimin e tij. Pak metra më larg ishin deputetët e PS, të komisionit të sigurisë, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia dhe Piro Lutaj. pasi shkëmben pak fjalë me ta, Çakon mezi e çojnë këmbët deri tek makina e tij dhe duket në një moment kur mbështetet në dorezë. Shihni videon e filmuar nga News 24.