Para 2 javëve në Kosovë u raportua se burri i ministres së Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj, sulmoi fizikisht zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi.
Konflikti ka ndodhur në ambientet e redaksisë së televizionit T7. Dardan Molliqaj ka shkuar në fillim duke u konfrontuar verbalisht me Abazin i cili ishte duke dalë nga studio bashkë me Rexhep Hotin. Mesa duket biseda është nxehur dhe aty ka filluar konflikti fizik.
Video e mëposhtme e bërë publike nga media në Kosovë tregon momentin e përleshjes mes Haki abazit dhe burrit të ministres Besa Shahini, Dardan Molliqaj. /Opinion.al