Këto janë pamjet e një videoje që dyshohet të jetë kapur nga fëmija i mitur i çiftit Loka, një nga momentet e dhunës që babai i tij ushtronte ndaj të ëmës, Bedrije.
Mësohet se video është regjistruar në banesën e tyre në Durrës disa kohë më parë.
Në video shihet edhe një nga djemtë e çiftit, i cili ndërhyn për të mbrojtur mamanë e tij. Aty dëgjohet edhe Xhemal Loka që përveç se tenton ta godasë, ai kalon edhe në ofendime ndaj Bedrie Lokës.
Bashkëshorti është i arrestuar dhe ditën e sotme u la në burg nga gjykata.
Sipas Prokurorisë, këto pamje provojnë se 45-vjeçari e ka dhunuar sistematikisht gruan e tij të ndjerë.
Edhe fëmijët e çiftit kanë pohuar se babai i tyre u kishte kërcënuar me thikë të ëmën.
Vetë Xhemal Loka, në seancë gjyqësore, mohoi që ta kishte dhunuar Bedrie Lokën.